Mirë së erdhët

Albanisch

Mirë së erdhët

Ju përshëndesim përzemërsisht të merrni pjesë në tavolinat tona “Femmes-Tische” dhe “Männer-Tische”: Në raundet e diskutimeve, ju do të takoni njerëz të tjerë, me të cilët ju do të diskutoni në gjuhën tuaj pyetje të rëndësishme rreth edukimit, shëndetit, dhe integrimit. Raundet e diskutimeve janë të hapura për të gjithë të interesuarit, pavarësisht nga origjina ose gjuha e tyre.

​Raundet e diskutimeve

... zhvillohen në grupe të vogla 

... drejtohen nga një person, i cili flet të njëtën gjuhë si ju 

... ofrojnë mundësinë të njiheni me njerëz të tjerë 

... ju japin mbështetje konkrete, ide dhe informacione të dobishme për jetën e përditshme 

... zhvillohen në rajonin ose lagjen tuaj 

... janë falas 

... sjellin kënaqësi! 

Si funksionojnë këto raunde diskutimesh?

Raundet e diskutimeve përbëhen nga 6-8 pjesëmarrës. Gratë dhe burrat takohen në raunde diskutimesh veç e veç - ose në një shtëpi private ose në një vend publik, si për shembull në një qendër familjare ose në një shkollë. Moderatoret dhe moderatorët kanë prejardhje të ndryshme sociale dhe kulturore. Ata udhëheqin në gjuhën tuaj ose në gjermanisht, frëngjisht ose anglisht. Hyrja në temë bëhet me një film ose me fotografi, nga kjo zhvillohet diskutimi. Falë informacioneve dhe shkëmbimit të mendimeve, pjesëmarrësit marrin mbështetje dhe ide për jetën e tyre të përditshme dhe e njohin njëri-tjetrin me mirë duke shijuar së bashku një meze të lehtë.

​Një përzgjedhje e temave tona:

T’i nxitesh fëmijët e vegjël në mënyrë të mirë 

Të caktosh kufi në edukim 

Të rritesh me disa gjuhë 

Sistemi shkollor dhe zgjedhja e profesionit në Zvicër 

Parandalimi i varësive të liga brenda familjes 

Adoleshenca 

Marrja me mediat 

Të jesh dhe të qëndrosh shëndetshëm 

Të ushqehesh dhe të lëvizesh shëndetshëm

Ta forcosh vetëbesimin 

Ta krijosh buxhetin 

Ta kuptosh sigurimin shëndetësor 

Mirëqenia dhe balancimi 

Të futesh në moshën e tretë në Zvicër

A keni dëshirë të merrni pjesë në një raund diskutimesh?

A doni të dini më shumë: mailto: 

Geschäftsstelle Femmes-Tische Schweiz

Isabel Uehlinger Werkstrasse 18, 3084 Wabern +41 (0)58 400 47 60 info@femmestische.ch

Männer-Tische

Rainer Kamber Werkstrasse 18, 3084 Wabern +41 (0)79 813 10 70 info@maennertische.ch