«Femmes-Tische më hap dyert për një botë, që më përpara ka qenë e mbyllur për mua. »
Një pjesëmarrëse
albanais
Ju përshëndesim përzemërsisht të merrni pjesë në tavolinat tona “Femmes-Tische” dhe “Hommes-Tische”: Në raundet e diskutimeve, ju do të takoni njerëz të tjerë, me të cilët ju do të diskutoni në gjuhën tuaj pyetje të rëndësishme rreth edukimit, shëndetit, dhe integrimit. Raundet e diskutimeve janë të hapura për të gjithë të interesuarit, pavarësisht nga origjina ose gjuha e tyre.
... zhvillohen në grupe të vogla
... drejtohen nga një person, i cili flet të njëtën gjuhë si ju
... ofrojnë mundësinë të njiheni me njerëz të tjerë
... ju japin mbështetje konkrete, ide dhe informacione të dobishme për jetën e përditshme
... zhvillohen në rajonin ose lagjen tuaj
... janë falas
... sjellin kënaqësi!
Raundet e diskutimeve përbëhen nga 6-8 pjesëmarrës. Gratë dhe burrat takohen në raunde diskutimesh veç e veç - ose në një shtëpi private ose në një vend publik, si për shembull në një qendër familjare ose në një shkollë. Moderatoret dhe moderatorët kanë prejardhje të ndryshme sociale dhe kulturore. Ata udhëheqin në gjuhën tuaj ose në gjermanisht, frëngjisht ose anglisht. Hyrja në temë bëhet me një film ose me fotografi, nga kjo zhvillohet diskutimi. Falë informacioneve dhe shkëmbimit të mendimeve, pjesëmarrësit marrin mbështetje dhe ide për jetën e tyre të përditshme dhe e njohin njëri-tjetrin me mirë duke shijuar së bashku një meze të lehtë.
T’i nxitesh fëmijët e vegjël në mënyrë të mirë
Të caktosh kufi në edukim
Të rritesh me disa gjuhë
Sistemi shkollor dhe zgjedhja e profesionit në Zvicër
Parandalimi i varësive të liga brenda familjes
Adoleshenca
Marrja me mediat
Të jesh dhe të qëndrosh shëndetshëm
Të ushqehesh dhe të lëvizesh shëndetshëm
Ta forcosh vetëbesimin
Ta krijosh buxhetin
Ta kuptosh sigurimin shëndetësor
Mirëqenia dhe balancimi
Të futesh në moshën e tretë në Zvicër
A doni të dini më shumë: mailto: